Dhuna në Sudanin Jugor, apeli i SHBA-ve: Jepini fund

12/07/2016 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan që dhuna që shpërtheu në Sudanin Jugor duke lënë të vdekur qindra civilë duhet të ndalojë. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se “çdo person që përpiqet të pengojë përfundimin e luftimeve do të mbajë përgjegjësi”.

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për një embargo të menjëhershme të armëve, si dhe të dërgohen më shumë helikopterë për të rikthyer qetësinë dhe sigurinë në vend.

Dhuna ndërmjet mbështetësve besnik të Presidentit Salva Kiir dhe zv.Presidentit, Riek Machar, ka lënë qindra të vdekur në kryeqytetin e vendit, Juba.

Të hënën u njoftua për një armëpushim, por nuk dihet nëse kjo marrëveshje mes palëve po zbatohet në terren.

Top Channel