Siri, rebelët nisin ofensivë të re në Aleppon e ndarë

11/07/2016 00:00

Luftëtarët rebelë në Siri kanë nisur një ofensivë të re ndaj rajoneve të kontrolluara prej forcave besnike qeveritare të qytetit të Aleppos, pasi trupat ushtarake u ndërprenë rrugën kryesore të tyre në veriun e qytetit të ndarë.

Operacioni i rebelëve nisi agim dhe u përhap në disa fronte, teksa qindra predha u lëshuan në drejtim të zonave perëndimore të qytetit. Mediet shtetërore bëjnë të ditur se 8 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga breshëria e predhave.

Sulmi vjen pas një tjetër përpjekjeje të dështuar të rebelëve për të rihapur rrugën “Castello”, e vetmja dalje nga zona e kontrolluar prej rebelëve në lindje për 300 mijë banorët që jetojnë atje.

Pjesë të tëra të Aleppos, dikur një prej qendrave më të rëndësishme tregtare dhe industriale të Sirisë, janë shkatërruar prej luftimeve që kanë nisur prej vitit 2012.

Qyteti i Aleppos ka qenë në fokusin e luftimeve intensive që prej dështimit të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, por edhe paqja e pjesshme e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia më herët gjatë këtij viti.

Një korrespondentët e agjencisë së lajmeve “AFP” thonë se ofensiva e rebelëve ndaj rajoneve të kontrolluara prej forcave qeveritare nisën në agim, duke shkaktuar përplasje të ashpra përgjatë vijës së frontit brenda Aleppos.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues me seli në Londër, bëri të ditur se mbi 300 predha ishin lëshuar prej rebelëve, të cilët janë në rolin e sulmuesit në këtë përplasje. Megjithatë, deri më tani, rebelët nuk kanë mundur të korrin ndonjë fitore në terren, sepse kanë rënë prè e bombardimeve të rënda nga avionët e forcave qeveritare.

Top Channel