Ngre 500 kg, më pas humb ndjenjat

11/07/2016 00:00

Eddie Hall është bërë njeriu i parë në histori që ngre gjysmë toni, por kjo arritje për pak sa nuk e vrau, pasi venat e gjakut në kokë i shpërthyen dhe për disa çaste humbi ndjenjat.

Videoja e rekordit të thyer u pa më shumë se 3 milionë herë vetëm 24 orë pasi vetë “mali” e postoi në profilin e tij të Facebook-ut.

Gjigandi 28-vjeçar që peshon 184 kg bën që të duket e lehtë ngritja e 500 kg, por vetëm disa sekonda pasi ul shtangën në tokë, ai bie në gjunjë dhe humb ndjenjat.

“Nuk dua ta përsëris më atë që bëra. Por, nëse dikush ma thyen rekordin, ndoshta e provoj sërish”, tha Eddie.

Top Channel