Samiti i Varshavës, Rama kryeson delegacionin shqiptar

08/07/2016 00:00

Shqipëria, në cilësinë e vendit anëtar të NATO-s, përfaqësohet në Samitin e Varshavës nga një delegacion i nivelit të lartë.

Delegacioni kryesohet nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në rrafshin politik, ky samit konsiderohet me rëndësi të veçantë për Aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euro-atlantike, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu.

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të jetë pjesë e diskutimeve në qendër të të cilave janë forcimi i mbrojtjes kolektive të Aleancës, projektimi i stabilitetit në hapësirën euro-atlantike, kërcënimet e sfidat e sigurisë dhe angazhimi i NATO-s në Afganistan.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel