Duket se turistet që kanë shkuar në Pamplona për të qenë pjesë e Festivalit të San Ferminit, ku atraksioni kryesor është vrapimi me demat, kanë pirë disa gota alkool më shumë seç duhet, duke humbur arsyen.

Vera e kuqe derdhej lumë dhe vajzat nuk u përmbajtën dot më dhe nisën të zhvisheshin për kënaqësinë e personave pranë tyre, që nuk hezituan të zgjasnin duart.

Njerëz nga e gjithë bota vijnë në Pamplona të Spanjës për të parë se si demat e palodhur ndjekin matadorët më të mirë të vendit nëpër rrugët e ngushta.

Vrapimi bëhet përgjatë një rruge 825 metra të gjatë, nga dalja e demave e deri në çuarjen e tyre në arenë. Vrapimi mbaron për 3-4 minuta, ndërsa 200-300 persona mbeten të plagosur.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel