Përfitimet shëruese dhe zbukuruese të xhenxhefilit

29/06/2016 00:00

Xhenxhefili mund të mos jetë gjëja e parë që të vjen ndër mend kur mendoni për ushqime që ju përmirësojnë shëndetin dhe jo vetëm.

Ajo vjen nga format nga më të ndryshmet, por pavarësisht pjesë së jashtme të ashpër të saj, qëndron një pasuri e shëndetit dhe bukurisë, përfitimet e së cilës patjetër që duhet t’i provoni.

1.Eliminon njollat në lëkurë
Si një antioxidant super i fuqishëm xhenxhefili përdoret kundër njollave, plagëve dhe pikave të moshës. Provoni përzierjen me sasi të vogël të xhenxhefil me disa grimca akulli dhe aplikojeni një herë në javë.

2. Largon skuqjen e lëkurës
xhenxhefili është një nga anti-inflamator nga vetë natyra, duke ndihmuar për të lehtësuar lëkurën ku është lënduar, ndërsa nxit  qarkullimin e gjakut. Shtoni disa pika vaji esencial xhenxhefil për të  qetësuar ekzemën që vuan.

3.S’ka më zbokth
Harrojeni shampot me kimikate, sepse xhenxhefili ndihmon në luftimin e zbokthit. Përziejeni disa grimca xhenxhefil me ujë dhe futeni në ndonjë shishe ku mund të bëni sprucime drejt e në kokë.

4. Forcon Flokët
Xhenxhefili është shpesh përbërës kyç i produkteve komerciale për shumë produkte flokësh, kjo përshkak të miksimit të saj mes vajrave të paqëndrueshëm dhe antiosksidantëve.

5. Përherë të rinj
Një numër i madh studimesh te kafshët ka treguar se xhenxhefili ka efekt mbrojtës kundër problemeve me moshën në tru, gjithashtu përmirëson memorjen.

7. Efektet në stomak
Përderisa përdorimi më i mirë xhenxhefilit i hulumtuar ka efekt kundër turbullimit të organizmit, studimet tregojnë që xhenxhefili është një ilaç i shumëfishtë me së paku 6 efekte shëruese:
1.Zvogëlon dhimbjen dhe pezmatimet.
2.Ka efekt të ngrohjes dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
3.Pengon rino virusin, që mund të shkaktojë ftohjen e zakonshme.
4.Pengon bakteret si Salmonella, që shkaktojnë bark qitjen, dhe protozoa siç p.sh Trikomona.
5.Në traktin e zorrëve, zvogëlon gazin dhe spazmat me dhimbje të mëdha.
6.Mund të parandalojë ulcerën në bark që shkaktohet nga medikamentet josteroidale dhe kundër-nxitëse, siç p.sh aspirina dhe ibuprofeni.

Top Channel