Bulqizë, asgjësohen parcelat me hashash, një në pranga

22/06/2016 00:00

Në kuadër të operacioneve për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, Policia e Bulqizës ka evidentuar dhe asgjësuar një parcelë me 330 bimë hashashi dhe ka sekuestruar një armë zjarri automatike në një aksion të kryer në zonën e Martaneshit.

Operacioni është kryer gjatë orëve të pasdites  së mërkurë në fshatin Val të Njësisë Administrative Martanesh të Bashkisë. Bimët narkotike ishin të mbjella në tri parcela të hapura rishtas dhe u asgjësuan me anë të djegies.

Nga hetimet, policia thotë se ka identifikuar dhe prangosur autorin e dyshuar të mbjelljes së bimëve. Ai është shtetasi Sadik Fejza, 56 vjeç, banor i fshatit Val. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri Kallashnikov.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe Mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Top Channel