SHBA, vritet adoleshenjta dhe plagosen 3 të tjerë gjatë një funerali

15/06/2016 00:00

Një adoleshente ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pas të shtënave në Oakland të Shteteve të Bashkuara, mbrëmjen e së martës. 16-vjeçarja që ndërroi jetë nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë në qafë, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë viktimat janë meshkuj dhe femra të grupmoshës nga adoleshenca e hershme e deri në të 20-at.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi grumbullimin e informacioneve për të kapur autorët, ndërsa mësoi se aty pranë po mbahej një funeral në lidhje me dy adoleshentë të tjerë që ishin mbytur në rezervuarin e qarkut Stanislaus.

Dëshmitarë të ngjarjes thanë se dy agresorët ishin duke ecur në këmbë, kur papritur dhe pa dallim nisën të shtinin me armë. Megjithatë, pavarësisht kësaj ngjarjeje, një roje sigurie tha se gjithçka duket e çuditshme, pasi Downtown Oakland është një prej vendeve më të qeta. Edhe vrasjen e fundit ai e quan një incident të izoluar.

Top Channel