Durrës, kapen 10 kg hashash, dy në pranga

15/06/2016 00:00

Dy persona kanë përfunduar në pranga dhe një tjetër ëshë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të koduar me emrin “Fast” nga ana e bluve të qytetit bregdetar, u arrestua Arjan Tabaku, 49 vjeç, banues në Krujë dhe Romin Davidhi, 28 vjeç, banues në Durrës dhe punonëjs në Komandën e Forcave Detare.

Arrestimi i këtyre persona u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po udhëtonin në zonën e Plazhit iu gjet nëj sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, një pistoletë dhe fishekë.

Policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin me inicialet E.K., banues në Durrës, ndërkohë që po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel