LSI, Vasili: Ka hapësira për të gjetur zgjidhje me opozitën

13/06/2016 13:40

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka deklaruar këtë të hënë se ekzistojnë hapësira që me opozitën të gjendet gjuha e përbashkët për reformën në drejtësi.

“Ka një mundësi zgjidhjeje për pozicionin e opozitës, por opozita duhet të tregojë fleksibilitet. Nuk duhet të humbim më kohë të çmuar”, ka deklaruar Vasili.

Numri dy i LSI-së ka nënvizuar megjithatë se, “zgjidhja për kërkesat e opozitës duhet të gjendet brenda kornizës së rekomandimeve të Komisionit të Venecias”.

Top Channel