Berlusconi, nesër operacioni 4-orësh. Më pas një muaj terapi intensive

13/06/2016 00:00

Lajmi është bërë i ditur prej javës së kaluar, kur Silvio Berlusconi u transportua në një spital të Milanos pas një infarkti kardiak, që fillimisht u raportua si pa rrezik për jetën, por teksa ish-kryeministri u transferua në Romë, mjeku theksoi se mund edhe të kishte humbur jetën.

Të martën pritet të kryhet edhe operacioni kirurgjikal në zemër, me synimin për t’i zëvendësuar valvulën e aortës, që pritet të zgjasë rreth 4 orë, ndërsa kreu i “Forza Italia” dhe njëkohësisht president i Milanit, do të kalojë dy ditë në terapi intensive, përpara se të nisë programin e rehabilitimit, që mund t’i zgjasë për rreth një muaji.

Ndërhyrja në zemër u pa e domosdoshme pas kryerjes së testimeve mjekësore në një prej klinikave të kryeqytetit italian, që edhe pse zëdhënësja e partisë së manjatit të medias tha se nuk ekziston asnjë rrezik, mjekët italianë theksuan se do të jetë një operacion jo i lehtë pas gjendjes së kaluar që mund t’i kishte marrë jetën.

Top Channel