Greva e “Air France” pritet të prekë Euro 2016

11/06/2016 08:40

Pilotët e linjës ajrore kombëtare franceze kanë nisur një grevë 4-ditore që mund t’u prishë planet mijëra tifozëve për ditën e dytë të kampionatit Euro 2016.

“Air France” ka anuluar deri në 30 për qind të fluturimeve të saj të planifikuara për këtë të shtunë, por bëri të ditur se do t’u kushtojë prioritet udhëtimeve në qytetet ku zhvillohen ndeshjet e turneut.

Sindikata e pilotëve i kërkon qeverisë të tërheqë ligjet e reja të punës, që bëjnë më të lehtë punësimin por edhe pushimin e njerëzve nga puna.

Kjo e pilotëve është një nga shumë sindikatat që kanë reaguar ndaj këtyre ligjeve. Kështu, mbeturinat në Paris nuk do të mblidhen deri të mërkurën, shërbimet hekurudhore kanë nisur një grevë 9-ditore dhe në fund të muajit të kaluar pikat e karburanteve mbetën thatë, pasi protestuesit bllokuan rafineritë e naftës.

Presidenti Francois Hollande u bëri thirrje sindikatave që të shmangin bllokimin e kampionatit. “I bëj thirrje kujtdo që ka një sens përgjegjshmërie, sepse nëse nëse shteti duhet të bëjë detyrën e tij, dhe do ta bëjë, do të marrë të gjitha masat e nevojshme”, tha Hollande.

Në të njëjtën kohë, vlerësoi presidenti, “është e nevojshme që ata që marrin pjesë në këto veprime, ose që i organizojnë ato, të mbajnë mbi shpatulla përgjegjësitë… në mënyrë që ky event i madh të kthehet në një festival popullor”.

Top Channel