Itali, prokurori i Antimafias: Papa, objektiv i terroristëve

07/06/2016 00:00

Prokurori më i lartë i Antimafias italiane, Franco Roberti ka bërë të ditur gjatë kësaj të marte se, Papa Françesku ka qenë dhe mbetet një objektiv potencial i terroristëve. Megjithatë, ai shtoi se përpjekjet për të parandaluar sulme me këtë natyrë e ndaj këtij objektivi janë duke funksionuar më së miri.

“Në teori po, ekziston mundësia”, tha Roberti për një kanal me natyrë fetare katolike “TV2000”, kur u pyet nëse ishte apo jo Papa Françesku objektiv i sulmeve të terroristëve. “Por në praktikë, me vigjilencën e lartë dhe të vazhdueshme, si dhe me hetimet e shërbimeve të inteligjencës, ne jemi duke menaxhuar më së miri situatën për të parandaluar çdo sulm të mundshëm në Itali”, deklaroi Roberti.

“Deri më tani janë sfumuar disa sulme të mundshme”, përfundoi ai deklaratën për këtë media.

Top Channel