Një video e publikuar nga NASA, ndërthur imazhet e Plutonit të realizuara nga sonda New Horizons, duke ofruar një pamje të vetme të siperfaqës së trupit qiellor.

Mozaiku përbëhet nga fotografi me rezolucion mjaft të lartë të realizuara nga sonda gjatë kalimit të saj pranë të ashtuquajturit planeti xhuxh, në muajin korrik.
 
“Me një rezolucion 80 metra për piksel mozaiku i ofron shkencëtarëve dhe publikut mundësinë më të mirë për të shqyrtuar detajet më të imta të llojeve të ndryshme të terrenit në Pluton dhe të përcaktojnë proceset që kanë krijuar dhe u kanë dhënë formë atyre”, deklaroi Agjencia Hapësinore në një deklaratë me shkrim.
 
Terreni që shihet në mozaik varion nga malet e larta dhe krateret tek fushat e akullta të nitrogjenit të ngrirë. New Horizons ishte sonda e parë ndërplanetare që vizitoi Plutonin dhe 5 hënat e tij.

Top Channel