Gjeniu 12-vjeçar, synon të bëhet mjek pas 6 vitesh

24/05/2016 00:00

Tanishq Abraham vjeshtën e këtij viti do të nisë kolegjin edhe pse është në moshën 12 vjeçare. Një vit më parë ai është diplomuar paralelisht në matematikë, fizikë dhe një për gjuhët e huaja.

12-vjeçari është një fëmijë nga Kalifornia me origjinë indiane. Ai ka në plan të behët një mjek para moshës 20 vjeçare.

“Besoj se do të jem 18-vjeç kur të marrë Diplomën e Masterit”, shprehet Tanishq.

12 vjeçari jeton në Sakramento bashkë me prindërit e tij dhe motrën 7 vjeçe, Tiara. Të dy fëmijët janë bërë pjesë e MENSA, pjesëtarë të një shoqërie me inteligjencë të lartë.

Kohën e lirë ata e kalojnë duke kënduar, vizatuar dhe duke luajtur në kompjuter. Por, për Abrahamin koha më e mirë është kur shkruan artikuj për NASA.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel