Qytetet më të famshme të botës janë fotografuar shumë herë, por kurrë më parë kështu. Ekipi filmik rus AirPano ka kapur pamje panoramike 3D gjatë natës të disa nga destinacioneve më të njohura.

Singapori, Shangai, Dubai, Lisbona, Moska dhe Roma janë fotografuar në 360 gradë.

Në mënyrë që të kapnin çdo kënd të mundshëm për këto foto, grupi rus ka përdorur disa dronë. Shpesh kërkohet leja e qytetit për të shkrepur këto foto të mahnitshme.

Përveç qyteteve, AirPano njihet edhe për fotografimin e vullkaneve, Polit të Veriut dhe 7 Mrekullive të Botës.

FOTO GALERI
1/11
Las Vegas (SHBA)

Top Channel