Kujt i shkon më shumë e kuqja?

19/05/2016 00:00

Në Kanë, ndër ato që tërhoqën më shumë vëmendjen në tapetin e kuq, ishte edhe Bella Hadid.

Modelja 19-vjeçare u shfaq e zjarrtë me një fustan të kuq që i tregonte format prej supermodeleje.

Sa për format, 19-vjeçaren s’ke ku ta shash, por për veshjen, ajo nuk mund t’i marrë të gjitha për vete kreditet.

Me një fustan të tillë, e para që ka bërë lajm ka qenë Rita Ora. Këngëtarja 25-vjeçare tregoi në ceremoninë e MTV VMA Awards linjat e saj me të njëjtën veshje.

Ajo që ngelet të themi; kujt i shkon më shumë?

FOTO GALERI
1/8

Top Channel