Ja ku ka jetuar Obama para se të bëhej President

19/05/2016 00:00

Barack Obama, gruaja e tij Michelle dhe dy vajzat e tyre para se të zhvendoseshin në Shtëpinë e Bardhë kanë jetuar në zonën e Kenwood në Chicago.

Në vitin 2005, Presidenti Obama bleu shtëpinë e stilit gjeorgjian për 1.65 milionë $. 

Në atë kohë pati thashetheme se se biznesmeni Tony Rezko ishte i përfshirë në marrëveshjen e shit-blerjes, i cili më pas ishte edhe një prej sponsorve kryesorë të Obamës gjatë fushatës për President. 

Shtëpia ku Obama ka jetuar fëmijërinë e tij në vitet 1970-1972 në Jakarta sot kap vlerën e rreth 3 milionë $.

Pasi u zgjodh President Obama vendosi të merrte me qera një shtëpi pushimi në Kailua, Hawai, rreth 30 minuta larg vendinin kur më 4 gusht 1961 ai ka lindur.

FOTO GALERI
1/5
Shtëpia e Obamës në Kenwood, Chicago

Top Channel