Sulme vdekjeprurëse në Irak, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në Bagdad

18/05/2016 00:00

Dhjetëra persona mbetën të vdekur dhe të plagosur nga bombat në kryeqytetin e Irakut.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në zonën e al-Shaabit në veri të Bagdadit ku zyrtarët thanë se autorja e një sulmi vetëvrasës aktivizoi eksplozivë në një treg.

Një sulm tjetër, një shpërthim me makinë bombë, goditi lagjen “Rashid” në pjesën jugore të qytetit. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Gjatë javës së kaluar, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një valë sulmesh brenda dhe përreth Bagdadit që shkaktuan vdekjen e 100 personave.

Top Channel