Irak, vritet lideri i ISIS në provincën Anbar

09/05/2016 00:00

Një lider kyç i Shtetit Islamik në provincën e Anbar në Irak është vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit, thuhet në një njoftim të Pentagonit.

Abu Waheer, një ish-anëtar i Al-Qaedas në Irak, është vrarë të premten, sipas të njëjtit njoftim të Pentagonit.

“Është e rrezikshme të jesh një lider i Isil në Siri dhe Irak këtë kohë”, u shpreh zëdhënësi Peter Cook, duke përdorur një emër tjetër për grupin terrorist.

Wahheb ishte deklaruar i vdekur edhe në disa raste të tjera, por informacionet qenë të gabuara.

Pentagoni deklaroi se edhe 3 militantë të tjera janë vrarë gjatë të njëjtit sulm, ndërsa e përshkruan Wahedd si “emiri ushtarak i ISIS në provincën Anbar”.

Top Channel