Harrojini dietat: Ja sekreti i ushqimit të shëndetshëm

09/05/2016 00:00

Në vend që të lexoni etiketat dhe të numëroni kaloritë, duhet të fokusoheni tek zakonet tuaja të ushqimit.Studimet kanë treguar se zakonet janë rrënjosur kaq shumë tek ne sa shpesh nuk arrijmë ta kuptojmë dhe ky bëhet një problem i madh kur bëhet fjalë për vaktet e ndërmjetme.

Brian Wansink, autor i ‘Mindless Eating: Why we eat more than we think”, thotë se kur një detyrë të bëhet si një natyrë e dytë, në thelb truri juaj bllokohet. “Zakonet bëhen kaq automatike… dhe mjedisi ynë përfundon duke lehtësuar zaonet e këqija”, thotë ai.

Çelësi është të krijosh zakone të mira ushqimore dhe të mësohesh me to. Por kjo nuk do të thotë të mbështeteni vetëm tek vullneti juaj. Gjithçka që ju duhet është të ndryshoni mjedisin tuaj.

“Thjesht duke pasur para syve një tas me fruta do ju bëjë që t’u hahet më shumë, aktualisht 70% më shumë se zakonisht”, thotë Wansink.

Por si mund të veproni?

Hapi i parë, zvogëloni sasinë e porcionit që hani.

Ndryshimi nis që nga kuzhina. Studimet tregojnë se një kuzhinë e çregullt të çon të hash rreth 40% më shumë ushime të thata, se sa në një kuzhinë të pastër. I njëjti parim thotë Wansink për CNN funksionon edhe për madhësinë e porcionit. Sipas tij zvogëlimi i pajtës shkurton me 22 përqind ushqimin që hani.

Nuk bëhet fjalë për vullnet

Të thyesh zakonet e këqija ka të bëjë me ndryshimin e mjedisit, dhe jo duke përdorur një vullnet të hekurt.

“Vullneti nuk jep rezultate. Dhe kjo është arsyeja që dietat nuk funksionojnë. Sigurisht, punojnë për një farë kohe, dhe pastaj i ktheheni sërish zakoneve të vjetra. Kështu që ajo që ne bëjmë thirrje është ndryshoni sjelljet, ndryshoni mënyrën e jetesës, ndryshoni mjedisin tuaj”, thotë John Brand, një studiues i laboratorit të ushqimit dhe markave në Universitetin e Cornell.

Top Channel