Dorëhiqet shefi i inteligjencës gjermane, Gerhard Schindler

27/04/2016 00:00

Shefi i Shërbimit të Jashtëm inteligjent gjerman, BND, Gerhard Schindler po lë postin e tij në mesin e zërave se në fakt, e kanë detyruar të largohet.

Arsyeja e kësaj tërheqjeje të paqartë nuk dihet me saktësi, por Schindler u përball me një rrebesh kritikash pas njoftimeve se BND-ja kishte spiunuar për Agjencinë amerikane të Sigurisë Kombëtare, NSA.

Vendin e tij do ta zërë, Bruno Kahl, i konsiderua njëri i afërt i ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schauble.

Top Channel