Të hash picën për 32 sekonda

27/04/2016 00:00

Peter Czerwinski, i njohur me nofkën “Furious Pete” (Piti i Tërbuar), është një profesionist në garat e shpejtësisë në ngrënie. Është mbajtës i shumë rekordeve Guinness që kanë lidhje me ushqimin dhe së fundi mban edhe rekordin për ngrënien më të shpejtë të picës.

Në spektaklin italian “Lo Show dei Record”, ai theu rekordin që mbante po vetë për ngrënien më të shpejtë të një pice të madhe.

Piti ishte përballë dy sfiduesve të tjerë. Sfida konsistonte në ngrënien më të shpejtë të picës, por flitet për ngrënie me kulturë. Gjatë gjithë kohës, konkurrentët duhet të përdornin thikën dhe pirunin.

Sigurisht që ishte “Furious Pete” ai që doli fitimtar, duke e ngrënë picën për 32.28 sekonda. Rekordin e mëparshëm e kishte 42 sekonda.

Top Channel