Arlind Isa, fytyrë e re në lajmet në Top Channel

19/04/2016 00:00

Nga dita e sotme gazetari Arlind Isa i është bashkuar ansamblit të folësve të lajmeve në Top Channel. Gazetari me zërin karakteristik ka bërë prezantimin e tij të parë në edicionin e orës 12.00 të mesditës.

Arlindi është një gazetar i ri që punon prej disa vitesh në Top Media, i angazhuar si gazetar i politikës dhe çështjeve sociale. Gjithashtu, është folës në edicionet informative në Top Albania Radio prej pesë vjetësh.

Top Channel