Ja pse nuk duhet bërë seks në rrugë (Video)

17/04/2016 00:00

Një video e publikuar ditët e fundit tregon një makinë që përplaset me një lopë që po mundohej të çiftëzohej në mes të rrugës.

Videoja e xhiruar në Rusi tregon se si lopa dhe bualli po mundohen të kryqëzohen dhe të kalojnë rrugën në të njëjtën kohë.

Shoferi është duke ecur i qetë, kur menjëherë përpara tij del një lopë kafe dhe një buall i zi që po mundohej t’i hipte nga pas.

Makina e përplas dhunshëm lopën, duke e hedhur disa metra tutje, por kafsha ngrihet menjëherë në këmbë dhe vazhdon të ecë.

Top Channel