Ajo anije po hipën mbi skelë! (VIDEO)

02/04/2016 00:00

Një varkë turistike është përplasur në dokun e San Diegos, duke plagosur shtatë persona. Pamjet tregojnë se anija pësoi mjaft dëmtime nga përplasja me trotuarin.

Zyrtarët thonë se ka patur një defekt mekanik, pasi anija nuk ka mundur të frenojë në kohë. Në pamje duket edhe një dëshmitar okular që ndihmon një grua të moshuar për tu larguar nga vendi, ndërsa mjeti lundrues i bie borive.

Të plagosurit patën lëndime në qafë, në shpinë, dhe në këmbë, por asnjëri në rrezik për jetën. Një rimorkiator do të tërheqë mjetin nga skela, ndërsa hetimet pritet të zbardhin gjithçka.

Top Channel