Ata janë të bukur, të talentuar, të pasur…dhe nuk mund të përjashtohen nga fakti i të qënit njerëzor. Një numër i madh i personazheve të njohur vuajnë nga sëmundjet autoimune.

Kathleen Turner, një aktore e famshme që kulmin e karrierës e pati në vitet ‘80, u diagnostikua me Artrit Reumatodit. Në vitin 2002, ajo udhëhoqi një fushat ndërgjegjësimi për të edukuar në lidhje me sëmundjen.

Megjithëse ky lloj artriti ndikon 2.5 herë më shumë gratë se sa burra, as James Coburn nuk shpëtoi pa u prekur. Aktori i famshëm u tërhoq përkohësisht nga filmat, për shkak të sëmundjes. Por, në vitin 1990 ai ishte në gjendje të aktronte përsëri, e për të fituar një Oscar në vitin ‘98.

Një tjetër kategori e sëmundjeve autoimune është Lupus.

Ndoshta imazhi më i famshëm i lupus, Toni Braxton, nuk e fsheh sëmundjen e saj nga bota. Që nga koha kur u diagnostikua, ajo ka bërë shumë për të ndihmuar të tjerët që vuajnë nga kjo sëmundje.

Në janar të vitit 2012, personazhi i njohur i televizionit dhe artisti Nick Cannon u shtrua në spital për probleme në veshka dhe vetëm pak javë më vonë u trajtua për mpiksjen e gjakut në mushkëri. Mjekët e diagnostikuan atë me lupus, dhe që atëherë ai ka qenë i hapur për të treguar sëmundjen e tij.

Në vitin 2014, Selena Gomez, për disa kohë qëndroi larg vëmendjes dhe tabloidët raportuan gjerësisht se ajo kishte qenë në reahbilitim për varësinë ndaj drogës dhe alkoolit. Në fakt, ajo ishte nënshtruar trajtimit për lupus.

Top Channel