Kinë, konkurs me heqje reçipetash për 8 Marsin

09/03/2016 00:00

Një qendër tregtare në Kinë duket se nuk e ka idenë se si festohet Dita Ndërkombëtare e Femrave. Për 8 Marsin, kjo qendër organizoi një garë me zbërthim reçipetash.

6 femra të bukura u rreshtuan në skenë në një dyqan të qytetit Liuzhou, ndërsa garuesit me radhë përpiqeshin t’i zbërthenin reçipetat duke përdorur vetëm një dorë.

Modelet ishin të gjitha me maskë dhe i qëndronin me kurriz publikut. Fituesja ishte një grua e cila i zbërtheu të gjashtë reçipetat për 14 sekonda. Në këtë konkurs morën pjesë gjithsej 8 persona, por çuditërisht vetëm njëri prej tyre ishte mashkull.

Nuk dihet se kush ishte çmimi për fituesen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel