Madonna, dedikim djalit të saj Rocco

22/02/2016 00:00

Madonna ka bërë një tjetër dedikim për djalin e saj 15-vjeç, Rocco, përmes një postimi në rrjetet sociale pas zhvendosjes së tij në Londër për të jetuar me babain e tij.

Këngëtarja 57-vjeçare gjendet në mes të një beteje për kujdestarinë e djalit me ish-bashkëshortin, Guy Ritche dhe duket se mënyra e vetme për të shprehur mallin e saj janë rrjetet sociale.

Ditën e hënë, Madonna ka publikuar foton e bukur të djalit të saj, bashkangjitur së cilës shkruan: “Më mungon ky djalë me kaq shumë jetë dhe dashuri. Shpresoj ta shohim përsëri këtë shkëlqim në sytë e tij”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel