Të lindësh me shpirt mashkulli e trup femre

18/02/2016 00:00

Si do të ishte nëse ndjeheni meshkuj në një trup femëror? Ose anasjelltas. Rastet në botë tregojne se kjo dilemë e madhe nuk është me aq problem. Vitet e fundit, këta njerëz që ndjehen femra në një trup mashkullor, kanë bërë të mundur që ndjesitë e tyre t’i manifestojne kudo.

Ekstejshen, qerpikë, operacione plastike, depilim total dhe për ta përfunduar, operacione plastikë për të ndryshuar gjininë. Po cilat jane disa nga këto raste në botë, ku nuk kanë kaluar në heshtje këto transformime?

Aktorja dhe producentja televizive afro-amerikane, Laverne Cox, ishte transeksuali i parë në kopertinën e revistes “Time”. Në intervistë ajo ka thënë: “Jam ndjerë femër për të parën herë qysh në klasën e tretë dhe mësuesja i tha një ditë mamasë time që djali juaj do të përfundojë në Nju Orlins i veshur si vajzë”. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Cox është kthyer në lideren e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBT.

Babai i motrave te famshme Kardashian është një tjetër rast. Megjithëse të afërmit nuk ishin të lumtur me ndryshimin drastik të tij, Caitlyn Jenner 65-vjeçare, ndjehet mirë si një “ajo”.

Ndërsa, Tiffany Davies, transeksuali që në fëmijërinë e tij ka qene një mashkull i quajtur Niall, ka deklaruar se ka të pasme më të mira se Kim Kardashian. Falë ndërhyrjeve kirurgjikale Tifany aspiron të bëhet një modele.

Së fundmi, ajo po bën një trajtim me hormone dhe pritet të kthehet totalisht në femër brenda 2016-s. Duket se ky fenomen ka prekur më së shumti artistët, ku ndryshe nga të tjerët, ndjehen edhe më të gatshëm për këto ndryshime.

Alexis Arquette, aktori dhe këngëtari i famshem, ka disa vite që më në fund është një femër.

Por, as Shtëpia e Bardhë nuk i ka shpëtuar transeksualeve. Raffi Freedman-Gurspan do të ishte kështu transeksuali i parë i deklaruar që hyn në Shtëpinë e Bardhë. 28-vjevcari me origjinë nga Hondurasi është një ndër anëtarët më të rinj në stafin e Barack Obames.

Top Channel