Historia e Dean, me kancer nga abuzimi me steroidet

15/12/2015 00:00

Një bodybuilder, i cili kishte abuzuar me ushqimet e pashëndetshme dhe pinte plot tetë kanaçe me pije energjike në ditë për të shtuar peshë, ndërroi jetë nga kanceri i shkaktuar prej vitesh nga abuzimi me steroidet.

Dean Wharmby, 39 vjeç nga Rochdale, ndëroi jetë në korrik pas pesë vitesh e gjysëm luftë të gjatë me sëmundjen e tij. I fiksuar pas shtimit në peshë, për të mbajtur një fizik prej bodybuilder, ai i mbijetonte 10 mijë kalorive në ditë, që i merrte me një dietë me hamburgera, pica, dhe sanduiç me proshutë, të shoqëruar edhe me tetë kanaçe me pije energjike.

Babai i një fëmije kishte marrë gjithashtu dhe steroide anabolike për të rritur energjinë e tij dhe për të bërë muskuj, diçka për të cilën sipas mjekes ligjore, Lisa Hashmi, ishte shkaku direkt i vdekjes së tij.

“Vdekja e Dean dhe humbja e jetës në një moshë kaq të re dhe në të tilla rrethana na jep një mesazh të qartë për të gjithë ata që merren me bodybuilding dhe industrinë e fitnesit. Përdorimi i steroideve anabolike, përdorimi i të cilëve është përhapur shumë, nuk është pa risk ka gjithmonë një rrezik”, ka thënë Hashmi.

Në fund të jetës së tij z. Wharmby i ishte rikthyer mjekimeve natyrale, përfshi shërimin shpirtëror dhe kishte nisur të merrte 200 tableta me ilaç natyral në ditë.

Partnerja e tij, Charlotte Rigby thotë se herën e parë që ka takuar Dean ishte tetë vite më parë, madje ajo dyshonte se ai kishte përdorur steroide për shkak të muskulaturës së tij, por thotë se kur ata nisën të jetonin bashkë në 2010, ai nisi të mos i merrte më këto ilaçe.

“Të gjithë e identifikonin Dean si një njeri të madh. Nuk i di të mirat e të këqijat, por e di se shumë njerëz i përdorin. Njerëzit kështu shohin se mund të përfitojnë nga trupat e tyre”, rrëfen Charlotte.

Historia e Dean nisi të shpërndahen në Facebook kur ai u sëmur, në një faqe të quajtur “Dean’s Journey”, i cili tërhoqi plot 10 mijë persona. Qëllimi i kësaj historie ishte që të ndërgjegjësonte njerëzit në përdorimin pa kriter të steroideve dhe pijeve energjike.

Dean ishte bodybuilder prej 20 vitesh dhe kishte treguar se vitin e parë kishte marrë steroide si të gjithë. Por më pas i ishte rikthyer atyre për të fituar më shumë peshë e muskuj, gjë që i kushtoi jetën.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel