Republika e Maqedonisë të martën ka shënuar 24-vjetorin e mbajtjes së referendumit,  në të cilin qytetarët e Maqedonisë u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran.

95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, i thane po pyetjes –  “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë t’i bashkëngjitet bashkësisë së  ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.
 
Këtij referendumit i parapriu Deklarata për pavarësi, të cilën përbërja e parë shumëpartiake e Kuvendit të Maqedonisë e miratoi më 25 janar të vitit 1991. 

Shqiptarët e Maqedonisë e bojkotuan referendumin për shpalljen e  pavarësisë së Maqedonisë, njësoj siç nuk e miratuan Kushtetutën e vendit deputetët e atëhershëm shqiptarë. 

Top Channel