Vritet nje 50-vjecar ne Kukes

12/09/2014 00:00

Një 50-vjeçar nga fshati Bicaj i komunës me të njëjtin emër në rrethin e Kukësit, është plagosur rëndë dhe ka humbur jetën në spitalin rajonal, pasi ai është shfaqur në këtë institucion i prerë në fyt me mjete prerëse.

Sipas policisë viktima ishte në një lokal në fshatin kolosian dhe është konfliktuar me një person në lokal, i cili e ka goditur me thikë duke i marrë jetën.

Top Channel