Gjigandi i dikurshëm i prodhimit të sheqerit në Maliq, pas mëse 20 vitesh në heshtje duket se do t’i rikthehet punës.
Falë një projekti polak për ndërtimin e një fabrike të re sheqeri, me kapacitet 80 mijë tonë sheqer në vit, është ndezur drita jeshile për kombinatin, i braktisur prej vitesh.
Sipas kreut të Bashkisë së Maliqit, financimi kap vlerën e 50 milionë eurove dhe afati i ndërtimit arrin në 18 muaj. Ndërsa me rikthimin e fabrikës punësohen rreth 20 mijë punëtorë në fushën e Korçës dhe në qytetin e Maliqit.
“Ka një bashkëpunim shqiptaro-polak dhe është dhënë drita jeshile. Bëhet fjalë për një fabrikë për prodhimin e sheqerit, një investim i mirëpritur për jo vetëm për Mailiqin por edhe për Fushën e Korçës. Ne jemi të prirur të ndjekim proçedura të shpejta, por ky nuk është vetëm një projekt që i takon Bashkisë së Maliqit, por është mbarëqeveritar”, ka deklaruar Gëzim Topçiu.
Aktualisht qyteti i Maliqit shënon shifra rekord papunësie dhe vështirësish ekonomike dhe rikthimi i një potenciali të tillë do të përbënte një zgjidhje për shumë familje.
Top Channel