Proçedim penal për Dashnor Alikon

24/06/2014 00:00

Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi për shtyp, bën të ditur se ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryetarit të Komunes Lazarta, Dashnor Aliko.

Sipas policisë, ndaj Alikos janë kryer veprimet proçedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, si i dyshuar për një sërë veprash penale.

Mes tyre janë: “vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”, “organizim dhe drejtim të organizatave kriminale”, “moskallëzim i krimit”, “përkrahje të autorit të krimit” dhe “forma të veçanta të bashkëpunimit”.

Lazarat, RENEA gjen snajperin e 1998

Forcat RENEA kanë gjetur snajperin e tyre në Lazarat, i cili,
gjatë një operacioni shumë të vështirë të zhvilluar në Shtator të vitit
1998, pas një shkëmbim-zjarri, kishte mbetur në fshat. Gjatë atij operacioni mbetën të plagosur disa punonjës policie, mes tyre dhe Drejtori aktual i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Forcat RENEA gjetën pjesë të këtij snajperi në disa ambiente të ndryshme, si tytën e prerë, këmbalecin, shulin, ku është i stampuar dhe numri i serisë së snajperit, krëhërin me 10 fishekë, qytën dhe rripin e snajperit, që u përkiste këtyre forcave.

Më herët gjatë ditës, dy persona të tjerë u arrestuan, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kultivim të narkotikëve dhe mbajtjen pa leje të armëve e municionit luftarak. Ata janë Maridion Selimi, 25 vjeç, dhe Lutfi Trako, 46 vjeç.

Deri në këto momente janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kanabisi, ku vetëm në një banesë u gjetën mbi 1,5 ton, ndërkohë gjatë kontrolleve në një tunel janë gjetur sasi të mëdha boçesh bimë narkotike.

Në total janë 47,5 ton hashash dhe mbi 150 mijë rrënjë kanabis, 5 laboratorë dhe 236 armë të llojeve të ndryshme, deri edhe granatahedhës, anti-tank dhe snajper.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA