Lezhë, vetëvritet babai i dy fëmijëve
27/05/2014 00:00
Një 55-vjeçar nga Lezha ka vrarë veten mbrëmjen e së hënës me një armë gjuetie. Viktima është shtetasi Mark Brahimi, baba i dy fëmijëve.
Sipas të afërmve të tij, gjithçka ndodhi për shkak të pushimit nga puna në hidrovorin e Tales, ku ai punonte prej 20 vitesh si pompist.
Shkarkimin nga detyra 55-vjeçari e kishte ankimuar në gjykatë, po për mungesë të palëve ditën e djeshme seanca u shty.
Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimin dhe dyshimet paraprake janë për një vetëvrasje në kushte depresioni.
Top Channel