
Interi njoftoi pasditen e së martës se nuk do të vazhdojë tratativat me Juventusin për shkëmbimin e futbollistëve Fredy Guarin e Mirko Vucinic.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Interi ka lajmëruar se presidenti Erik Thohir, pas një konsultimi me Massimo Moratti dhe drejtuesit e klubit, ka dalë në përfundimin se nuk janë kushtet teknike dhe ekonomike për arritjen e marrëveshjes e në këtë mënyrë ka anuluar gjithçka.
Nga ana e tij, klubi torinez e ka quajtur një vendim të tillë si të “habitshëm”: “Juventus Football Club nuk komenton komunikatën e Internazionale FC. Shoqëria është e përqendruar në ndeshjen e Kupës së Italisë dhe nesër do të vlerësojë dhe shpjegojë këtë ngjarje të habitshme.”
Ndërkohë, Mirko Vucinic, i cili po priste në një hotel të Milanos zyrtarizimin e marrëveshjes, është kthyer sërish në Torino.
Top Channel