
Policia e Korçës në bashkëpunim me forcat speciale dhe ato RENEA, kanë
rinisur të mërkurën për të pestën ditë me radhë kërkimet për tre të
arratisurit nga burgu i Drenovës, edhe pse në kushte jo të favorshme
atmosferike, duke qenë se reshje të dendura bore kanë mbuluar gjithë
zonën.
Sipas burimeve nga blutë e qytetit juglindor ka dyshime të forta se tre të arratisurit Reiz Haxhiraj, Gëzim Toma dhe Eduard Lulo, mund të jenë fshehur në stanet greke, por ekziston edhe mundësia që ata të jenë ende brenda territorit shqiptar.
Ndërkohë dje u dha masa e arrestit me burg për 4 të arratisurit që u kapën nga policia dhe tre bashkëpunëtorët e tyre në arratisje.
Kështu, Gjykata e faktit në Korçë ka lënë dje në burg 4 të arratisurit Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe Artur Gorën si dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre Olsion Maçi, Albi Meçini dhe Ervis Lami.
Top Channel