Detajet/ Aksidenti me dy viktima në autostradë, autobusi po vinte nga Berati për në Tiranë, shoferi dyshohet se pësoi infarkt, plagosen 17 persona Valbona Çarçani ishte ankuar në polici një ditë para se ish-bashkëshorti
ta vriste dhe 30 minuta para se të qëllonte, autori i dyshuar duhet të
ishte në Komisariatin numër 1, për të dhënë versionin e tij për këtë
kallëzim.
Por rrethanat kane qelluar fatkeqe per nenen e dy femijeve. Një burim pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deklaroi se të premten, Valbona ishte ankuar për bezdisjet e herëpashershme të ish-bashkëshortit.
Atë ditë një oficer policia e ka kontaktuar Genci Çarçanin dhe i ka thënë të paraqitet në polici të shtunën në orën 9.00 të mëngjesit. Genci Çarçani eshte paraqitur ne polici ne oren e caktuar, por oficeri ja ka shtyre takimin e ne kete menyre ai eshte ulur ne nje kafene duke pritur. Gjate harku kohor në orën 9.45 minuta ka pare ne rruge ish-bashkeshorten duke kaluar e pikerisht aty. Sipas deshmise se autorit, ai i ka kerkuar shpjegime viktimes. Ne referim te kesaj deshmie Genci Çarçani ka qene kontradiktor. Fillimisht ka pohuar se e ka gjetur thiken ne rruge e me pas se e ka blere ne nje dyqan aty afer. Autori mësohet ta ketë motivuar krimin me këtë deklaratë: “E vrava se Valbona nuk me linte te takoja vajzat. E kisha te pamundur qe te komunikoja me to edhe ne telefon”.
Me ndryshimet ne Kodin Penal tashme krimi ne familje do te jene pjese e hetimit dhe gjykimit tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ashtu sikurse kaloi edhe kjo dosje.
Top Channel