Greqi, vritet polici, dyshohen shqiptarët e arratisur
17/06/2013 00:00
Një punonjës policie është vrarë në Greqi, dhe dyshohet se autorë janë shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate rreth orës 2:30 minuta, kur 5 persona të armatosur iu përgjigjën me zjarr Kallashnikovi kërkesës së policëve për kontroll në vendin e quajtur Distomo.
Nga plumbat u plagos në këmbë një polic 37 vjec, babai i dy fëmijëve, i cili humbi jetën në spital nga humbja e gjakut. Pas kësaj 5 të armatosurit iu morrën mjetet dhe armët policëve dhe u larguan me makinën e tyre. Policia vazhdon një operacion të gjerë për kapjen e grupit të të arratisurve.
Top Channel