Këto 4 ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një largim të
Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë
Demokratike dhe bashkimin e saj me Partinë Socialiste në një koalicion
opozitar.

Askush nuk e konfirmon zyrtarisht kete opsion, por çdo detaj i dukshem dhe me pak i dukshem po provon gjate ketyre diteve se ky opsion eshte real dhe nuk ka lidhje me 1 prillin, diten e njohur si dita e genjeshtrave.

Paraditen e 1 prillit Ilir Meta ka hyre në zyrën e Sali Berishës, në një takim kokë me kokë, por burime të besueshme konfirmojne për Top Channel se dy kanë qene çështjet e biseduara. E para, siguria qe Ilir Meta i ka dhene Kryeministrit se nga LSI-ja nuk ka asnje pengese per kalimin e tre dekreteve te presidentit. E dyta, ne takimin prej 30 minutash Berisha-Meta, eshte biseduar per ceshtjen e koalicionit. Ketu burimet e Top Channel hezitojne te pohojne zyrtarisht çfare eshte biseduar mes Ilir Metes dhe Sali Berishes, por besojne se Ilir Meta ka lene te kuptohet se do te largohet nga koalicioni. Deri tani nuk ka asnje te dhene mbi qendrimin e Kryeministrit Sali Berisha rreth kesaj levizje kaq te perfolur te Ilir Metes.

Ajo qe dihet eshte se zoti Meta ka deklaruar me heret se LSI-ja do te percaktoje qendrimin e saj per koalicionet ne Konventen Kombetare. Nje date per kete Konvente nuk ka ende, por besohet se do te mbahet nga mesi i ketij muaji.

Burimet flasin se do te jete kjo konvente qe do te shpalle largimin e LSI-se nga Qeveria, me terheqjen e ministrave dhe bashkimin e LSI-se me Partine Socialiste. Nese kjo konfirmohet si e vertete, atehere lindin disa pikepyetje te tjera te madhe? A do te pranoje LSI nje qeveri pakice apo do te bashkoje votat me PS per nje mocion mosbesimi, nepermjet te cilit te synojne rrezimin e Kryeministrit Berisha dhe te krijojne nje qeveri teknike perpara 23 qershorit? Ky opsion mund te jete pak i veshtire.

Kushtetuta e miratuar me votat kunder te Ilir Metes dhe votat pro te Sali Berishes dhe Edi Rames e ben Kryeministrin te forte, duke i dhene te drejten Kryeministrit te beje edhe ai mocion besimi. Dhe, nese nuk merr 71 vota, parlamenti shperndahet, duke mos i dhene mundesi askujt te krijoje nje Qeveri tjeter, pasi sipas kushtetutes Qeveria eshte e detyruar te qendroje ne detyre deri ne nisjen nga puna te Parlamentit te ri te dale nga zgjedhjet.

Meta: Nuk komentoj në 1 Prill

Vetë Ilir Meta është treguar i kujdesshëm në daljen e tij përpara mediave, duke mos dhene asnje detaj mbi qendrimin apo jo te LSI në Qeveri dhe bashkimin e saj me opoziten.

Meta evitoi deklaratat politike, duke kujtuar se sot eshte 1 prill, ndersa per vendimet politike tha se ato do te vendosen ne forume.

“Sot është 1 prilli dhe kuptohet që nuk ka vlerë të bëjmë ndonjë deklaratë sepse nuk e di se sa të besueshme do të ishin deklaratat. Po ne takime kemi vazhdimisht dhe takimet janë mjaft konstruktive. Këto janë qëndrime, të cilat në fund fare do t’i vlerësojnë forumet e LSI-së. Meqënëse kam dëgjuar qëndrime të ndryshme për çështjen e dekreteve, natyrisht sic kemi vepruar gjithmonë, për çdo dekret do të shprehemi sipas bindjes së cdo deputeti”, tha Meta.

Rama nis konsultimet

Kreu socialist mbledh këshillin politik, nesër kryesia e PS

Menjëherë pas këtyre zhvillimeve, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nisi menjëherë konsultimet dhe thirri atë që njihet si Këshilli Politik Konsultativ, në mjediset e kompleksit Xibraku.

Ky këshill përbëhet nga ish-kryeministrat Majko e Fino, deputetët Ruçi, Xhafaj, Blushi, Tahiri, Gjiknuri, Bushati, Klosi e Balla, si dhe tre kryebashkiakë, të Korçës, Durrësit dhe Elbasanit.

Takimi zgjati gati 4 orë dhe në fund të tij nuk pati asnjë deklaratë mbi atë që u diskutua. Por, Top Channel mësoi, nga burime brenda takimit, se të martën në mëngjes do i sugjerohet Kryesisë së Partisë Socialiste, që t’i dërgohet një ftesë zyrtare Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në këtë takim, të së hënës në mbrëmje, duket se janë hedhur piketat e para, për atë që pritet të ndodhë në mbledhjen e kryesisë.

Më herët, i pyetur nga TCH, deputeti Majko ka deklaruar se bëhet fjalë për një takim normal dhe nuk ka bërë komente të mëtejshme.

Edhe gjatë paradites së sotme deputetët socialistë janë shprehur po ashtu të rezervuar në deklaratat për një koalicion të mundshëm me LSI-në. “Të presim deri nesër”, ka qenë përgjigjia standarde e tyre.

Gjithsesi, lajmi për largimin e mundshëm të LSI nga koalicioni qeveritar nuk bie si rrufe në qiell të hapur, pasi ka pesë ditë që flitet për të.

PS ngurron të japë detaje për rendin e ditës në mbledhjen e kryesisë, por tema kryesore dyshohet se do jetë pikërisht koalicioni eventual me LSI. Do ketë padyshim diskutime dhe besohet se nuk do të mungojnë zërat kundër.

Papandreu, thirrje Ilir Metës

Në cilësinë e Presidentit të Internacionales Socialiste George Papandreoui i ka drejtuar një thirrje Edi Ramës dhe Ilir Metës për të konsideruar në mënyrë serioze bashkëpunimin mes forcave të tyre, duke patur parasysh zgjedhjet e qershorit 2013 që po afrojnë.

“Pavarësisht dallimeve, sot sfida e vërtetë është krijimi i një fronti të bashkuar progresist. Ky front i bashkuar progresist do t’i mundësojë vendit, – thotë Papandreu, – ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të garantuar një shoqëri më të ndershme me institucione demokratike, transparencë dhe llogaridhënie’.

“Për të konsoliduar demokracinë në Shqipëri, – thekson Papandreu, – nevojiten zgjedhje të lira e të ndershme dhe një shumicë e re qeverisëse”.
 
Në fund të letrës drejtuar Ramës dhe Metës, Papandreu shprehet se Bashkimi mund të sjellë fitoren dhe fitorja mund të sjellë shpresë dhe ndryshim.’ Dëshira ime është që të dy ju, të dashur Edi dhe Ilir, ta shfrytëzoni këtë mundësi historike’.

Top Channel