Një raport i IPEN, rrjetit ndërkombëtar për eleminimin e ndotësve
organik të qëndrueshëm, me qendër në New York sjell të dhëna alarmante
për nivelin e Mërkurit Gjirin e Vlores. 

Nga analizmi kampionëve në Institutin Kërkimor për biodiversitetin në SHBA tregohet se niveli mërkurit me origjinë ish-fabrikën e braktisur të PVC-së në Vlorë është 4 herë më i lartë se vlerat referenciale të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-ve.
 
“Këto janë vlera shumë shqetësuese, për faktin se këto lloj normash të jenë kaq të larta në një vend si Vlora për faktin se deri më tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për pastrimin e kësaj zone. Duke qënë se mërkuri është gjetur në peshk, i cili është një nga burimet kryesore në këtë zonë siç dihet hekuri dhe mërkuri depozitohen direkt në tru. Kjo jep çrregullime mendore dhe çrregullime të tjera në shëndetin e njerëzve”, thotë Jonida Mamaj, nga qendra EDEN.

Çështja e mërkurit në fabrikën e PVC-së Vlorë pavarisht se është një problem i vjetër që daton nga viti 1992 kur u mbyll fabrika, ka mbetur larg vëmëndjes së autoriteve shqiptare në krijimin e mundësive për pastrimin e fabrikës ku aktualisht janë strehuar mbi 100 familje të pastreha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA