AK-Nishanit: T’i hiqet “Urdhri i Skënderbeut” Janullatosit

18/12/2012 00:00

Aleanca Kuqezi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të
Republikës, Bujar Nishani ku i kërkon që kryepeshkopit Anastas
Janullatos t’i hiqet titulli “Urdhri i Skënderbeut”  dhe të dekorohen
themeluesit e Kishës Autoqefale Shqiptare, Negovani, Noli, Xhuvani dhe
Kisi.

Sipas pretendimit të AK, Janullatos ka kryer veprime antikushtetuese pasi ka lejuar nazistët e Agimit të Artë të hyjnë në kishat shqiptare.

“Sipas Kushtetutës, kisha është e ndarë nga shteti dhe politika. Kryepeshkopit Anastas Janullatos duhet  t’i hiqet ‘Urdhri i Skënderbeut’. Të dekorohen themeluesit e kishës shqiptare, jo uzurpuesit antishqiptarë”, thuhet në deklaratën e AK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA