Lista me 23 kandidatët për Topin e Artë

29/10/2012 00:00

FIFA dhe France Football publikuan listën me 23 lojtarët kandidatë për të ngritur trofeun e Topit të Artë në ceremoninë e 7 janarit të vitit të ardhshëm.

Ashtu sic pritej, dy superskuadrat spanjolle, Barcelona dhe Reali i Madridit kanë numrin më të madh të lojtarëve kandidatë, përkatësisht 5 për katalanasit dhe 6 për madrilenët.

Sa i përket kombëtareve, Spanja dominon me 7 futbollistë kandidatë, ndërsa Italia që bëri një paraqitje të mirë në Euro2012, pavarësisht humbjes turpëruese 4-0 në finale, konkuron me 3, përkatësisht Pirlo, Bufon dhe Balotelli.

Lionel Messi (Argjentina, Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid)
Xabi Alonso (Spanjë, Real Madrid)
Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid)
Sergio Busquets (Spanjë, Barcelona)
Andrés Iniesta (Spanjë, Barcelona)
Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid)
Mario Balotelli (Itali, Manchester City)
Karim Benzema (Francë, Real Madrid)
Gianluigi Buffon (Itali, Juventus)  
Didier Drogba (Bregu i Fildishtë, Shanghai Shenhua)
Radamel Falcao (Kolumbi, Atletico Madrid)
Zlatan Ibrahimovic (Suedi, Paris Saint-Germain)
Manuel Neuer (Gjermani, Bayern Munchen)
Neymar (Brazil, Santos)
Mesut Özil (Gjermania, Real Madrid)
Gerard Piqué (Spanjë, Barcelona)
Andrea Pirlo (Italia, Juventus)
Wayne Rooney (Angli, Manchester United),
Yaya Touré (Bregu i Fildishtë, Manchester City)
Robin van Persie (Holanda, Manchester United)
Xavi (Spanjë, Barcelona) dhe
Sergio Agüero (Argjentinë, Manchester City)

Edhe këtë vit trofeu i Topit të Artë pritet të diskutohet mes Messi-t dhe Ronaldos, por pa përjashtuar këtu as Xavi-n dhe Iniesta-n që mbeten kandidatë potencialë. Argjentinasi është shpallur fitues për 3 vite radhazi dhe nëse e fiton edhe këtë herë, do të hynte në histori duke thyer çdo rekord të mëparshëm sa i përket këtij trofeu.

Sa për trajnerët, u publikua lista me 10 kandidatët për të fituar trofeun e trajnerit më të mirë. Më poshtë lista emërore:

Vicente del Bosque (trajneri i Spanjës)
Roberto Di Mateo (trajner i Chelsea)
Alex Ferguson (Manchester United)
Pep Guardiola (Barcellona)
Jupp Heynckes (Bayern Munchen)
Joachim Low (trajner i Gjermanisë)
José Mourinho (Real Madrid) dhe
Cesare Prandelli (trajner i Italisë) dhe 
Roberto Mancini (Manchester City)

Vitin e kaluar, ky trofe u fitua nga Pepp Guardiola ish-trajner i Barcelonës që në fund të sezonit të kaluar vendosi të tërhiqej për pak kohë pushim.

Top Channel