Ministri i Mbrojtjes në Maqedoni, Fatmir Besimi ka thënë se shpreh keqardhje në rast është keqkuptuar lidhur me nderimin që i bëri javën e kaluar dëshmorëve të UÇK-së, të rënë në vitin 2001 gjatë konfliktit të armatosur.

Besimi tha se ky veprim, që shkaktoi reagme të shumta tek pala maqedonase, është ndërmarrë me qëllim për të kontribuar drejt pajtimit të palëve pjesmarrëse në konfliktin e vitit 2001.

“Shpreh keqardhje nëse ndokush ndihet i ofenduar nga ky vendim, mirëpo jam i sigurt që qëllimi, asnjëherë nuk ka qenë për të ofenduar ndokënd. Përkundrazi, do të mbetet që të përfaqësojmë qytetarët e Maqedonisë të gjithë njësoj dhe Maqedoninë ta bëjmë një vend që do të jetë e njejtë për të gjithë”, ka deklaruar Besimi.

Ndërkohë, ndaj deklaratave të Fatmir Besimit lidhur me homazhet tek varrezat e UÇK-së, ka reaguar Partia Demokratike Shqiptare, e cila kërkoi edhe dorëheqjen e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti nga skena politike.

“Kërkojmë që urgjentisht Ali Ahmeti të tërhiqet nga skena politike. Derisa ky person do të qëndrojë në skenën politike, shqiptarët do të rrihen, keqtrajtohen, nënçmohen, vriten dhe gjithmonë në fund do të duhet të kërkojnë falje”, ka deklaruar deputeti Ymer Aliu.

Përkulja e ministrit të Mbrotjes Fatmir Besimi pranë bustit të dëshmorëve të UÇK-së ka futur në krizë partnertët e koalicionit qeveritar.

Partia e Ali Ahmetit, BDI, kërcënoi një ditë më parë se do të lërë qeverinë nëse miratohet projekt/ligj i partisë së kryeministrit Gruevski për të drejtat e posaçme për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë, që në vitin 2001 kanë luftuar kundër UÇK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA