Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe grupe të ndryshme
për të drejtat e njeriut reaguan ndaj dënimit me burgim të tre
anëtarëve të grupit muzikor punk ‘Pussy Riot’ në Rusi, duke e cilësuar
vendimin si ekstremisht të ashpër.
Vajzat do te qendrojne dy vjet prapa hekurave per huliganizem. Arsyeja e ndeshkimit te tyre ishte interpretimi i nje kenge ne katedralen Krishti Shpetimtar të Moskes, e cila vinte ne loje presidentin Vladimir Putin. Sipas grupit, iniciativa ishte nje forme proteste ndaj lidhjeve te forta te kishes ortodokse me qeverine. Edhe pse e quajti protesten e trye “blasfemi”, Kisha Ortodokse Ruse kerkoi qe per vajzat te tregohej meshire.
Jashtë sallës së gjyqit, policia arrestoi disa nga qindra njerëzit e mbledhur për të demonstruar në mbështetje të grupit – përfshi disa aktivistë të shquar të opozitës si ish-kampioni shahut Geri Kasparov. Kritikët e Putinit e cilesojne gjykimin shembull te qarte te mungeses se tolerances per disidentet.
Gjykata argumenton se vendimi ishte bazuar në konkluzionin se vajzat, 22, 24 dhe 29 vjeç, kishin motive të urrejtjes fetare. Por per Shtetet e Bashkuara dhe BE-ne, denimi ishte i ekzagjeruar. “Jemi te shqetesuar,- tha ne ëashington,- zedhenesja e Departamentit te Shtetit Victoria Nuland, si per vendimin ne vetvete, ashtu edhe per impaktin e tij negativ persa i takon lirise se fjales ne Rusi”.
Per shefen e diplomacise europiane, Catherine Ashton, burgosja e aktivisteve ve ne pikepyetje respektin qe ka Moska per procesin ligjor te pavarur, te ndershem e transparent. Teper i vrazhde i duket vendimi edhe kancelares gjermane Angela Merkel, ndersa Amnesty International, duke iu bashkuar zerave qe denojne hedhjen e nje hapi te tille, deklaroi se autoritetet ruse nuk ndalojne perpara asgjeje kur behet fjale per te shtypur disidentet e per t’i zene frymen shoqerise civile.
Top Channel