14:14 SELECT
15:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Nëna e Gentianit: Burri u hapi derën vrasësve
17/08/2012

Nëna e Gentianit: Burri u hapi derën vrasësve
Një nënë e tmerruar për vrasjen e djalit të saj në gjumë ka akuzuar këdo si shkaktar të mortit të dyfishtë në familjen e saj. Hajrie Beqiri ishte larguar nga apartamenti për të bërë pazarin dhe në shtëpi kishte lënë bashkëshortin Nezirin dhe djalin e saj, Gentianin.

Pasi porosit bashkëshortin për masat e sigurisë që duhet të marrë, largohet në treg ku do të blinte zarzavatet e drekës. Në treg kishte dëgjuar për ngjarjen dhe mes ankthit dhe shpresës shkon me vrap, pa çantën e zarzavateve, në apartament, duke ngjitur me shpejtësi shkallët dhe nis të pyesë së çfarë ka ndodhur me Gentianin. “E lashë në gjumë djalin dhe kisha vetëm 30 minuta që isha larguar për të blerë bukë dhe perime, se do të nisja të bëja drekën. Kush ma ka vrarë djalin tim, do të marr hak për të, se djali im nuk ishte vrasës”, ulërinte Hajria duke ngjitur me shpejtësi shkallët, megjithëse në një moshë të thyer. “Do të marr hak për djalin dhe Neziri, bashkëshorti im, që hapi derën e ka fajin që djali im u vra”, vijoi Hajria, pa e ditur se bashkëshorti i saj ishte dërguar me shpejtësi në spitalin e Elbasanit pas një infarkti, ku dhe ndërroi jetë rreth një orë pas vrasjes së Gentianit.

Ajo vijonte të akuzonte bashkëshortin e saj se ishte ai shkaktari, pasi u kishte hapur derën e shtëpisë vrasësve. “Kisha më shumë se një vit që e mbaja djalin me paketa, me bukë, nuk ikja në asnjë vend, rrija tërë ditën me të dhe kur ai akoma nuk ishte zgjuar nga gjumi vendosa të bëj disa pazare, në këtë moment djali im u vra. E kam rritur me 100 mundime”, thotë nëna e pikëlluar, ndërsa më pas i adreson akuzat ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit që ishin në patrullim 24 orë në pallatin ku jetonin. “Ku ishin policët, pse nuk më ruajtën djalin tim, për faj të tyre u vra djali im. Më vranë në gjumë djalin, ai ishte i pafajshëm, dhe do të marr hak për vrasjen e tij”, vijoi Hajria, duke i “premtuar” djalit të saj të vdekur se do të marrë hak. Megjithëse Gentiani akuzohej për një vrasje në vitin 2005, në sytë e nënës ai ishte i pafajshëm, e cila pretendonte se nuk ishte e drejtë që ai akuzohej për vrasje dhe që qëndronte në arrest shtëpie.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Mungesa e të drejtave të njeriut
Organizata “Amnesty International” publikoi raportin për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, nga janari deri në dhjetor të 2012.
Durrës, moti i keq pengon lëvizjet në port
Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq që ka shkaktuar vonesa dhe vështirësi në ankorimin e trageteve, si dhe ulje të temperaturave.
Vlorë, arrestohet 49-vjeçari, tentoi të vriste gruan
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 49-vjeçar i cili ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.
Lesi prezanton kandidatin në Elbasan
Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Lesi hapi fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit duke prezantuar z. Arjan Paplekaj si kandidat për deputet.
KE, 120 mln euro mjedisit
Komisioni Europian gjatë viteve të fundit i ka dhënë Shqipërisë vetëm për mjedisin 120 milionë euro.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.