Hapet një pjesë e rrugës Levan-Tepelenë

22/07/2012 00:00

Duke filluar që nga 1 gushti, automjetet mund të udhëtojnë edhe përgjatë rrugës së re Levan – Damës, pjesë e autostradës Levan-Tepelenë.

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha se tashmë ka përfunduar edhe asfaltimi i 35 kilomterave të para të kësaj rruge.

Ministri, i cili inspektoi punimet në këtë pjesë të rrugës tha se hapja e këtij segmenti është shumë e rëndësishme për të gjithë fluksin e trafikut që shkon drejt Jugut të vendit, për shkak se eleminon të gjithë rrugën e vështirë nga Patosi deri në Ballsh dhe më tej drejt Fratarit, si dhe do të përmirësoje ndjeshem cilësinë e udhëtimit.

Segmenti Levan-Damës përbën gjysmën më të vështirë të projektit Levan –Tepelenë, gjithsej 70 kilometra. Ky segment është tërësisht në një trajektore e re që shtrihet përgjatë luginës së Vjosës. Shpejtësia e parashikuar e lëvizjes, varion nga 80 deri në 100 km/orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA