Një ndeshje e dobët e skuadrës së Blanc dhe një kualifikim i merituar i spanjollëve. Kështu mund të përkufizohen shkrimet e gazetave francezë pas eleminimit të përfaqësueses së tyre nga Euro 2012.
Një fund llogjik, kështu e ka titulluar shkrimin e saj “L’Equipe”, një nga gazetat më të mëdha në francë. Në komentin poshtë titullin shkruhet: “Franca gjunjëzohet përballe Spanjës, e cila ishte shumë herë më e fortë se ne”.
Në po të njëjtën linjë është edhe sportivja “France Football”, e cila në shkrimin e saj ka kritikuar zgjedhjet e Lorent Blanc, ka kritikuar gjithashtu edhe lojtarët në fushë të cilët u mundën nga një Spanjë që falë inteligjencës arriti të kualifikohej për më tej.
Situata në medjat spanjolle është më euforike. Titulli kryesor i ABC është: “Spanja e Del Bosque mund “macen e zezë” dhe del në gjysmëfinale”. “Xabi Alonso na çon në katërshe”, kështu e ka titulluar shkrimin e saj sportivja “AS”, e cila i ka dhënë hapësirë edhe rrëzimit të Fabregas në pjesën e parë.
Sipas kësaj gazete, ky moment ishte një 11-metërsh i qartë, por që gjyqtari italian ndoshta i frikësuar nga ideja se mund të ikë në shtëpi si hungarezi Kassai nuk e dha atë në favor të Spanjës.
Sportivja tjetër “Marca” e ka ngjasur përfaqëusesen franceze me një lodër kur thotë: “Një kukull në duart e Spanjës”. Në shkrimin e kësaj të përditshmejeje lexohet se francezët, duke përfshirë këtu edhe Benzemanë ishin shumë larg formës që ata tregojnë në klubet e tyre.
Protagonisti i ndeshjes për këtë gazetë është Xabi Alonso, i cili i shënoi dy gola Francës në ditën që ai feston 100 aktivizime me fanelën e kombëtares spanjolle.
Top Channel