Njësia rrugore e Drejtorise së Policisë së Qarkut të Beratit ka marre të
gjitha masat për përballimin e situatës në këtë sezon turistik ku
pritet shtimi i numrit të mjeteve qe qarkullojne.
Kthimi i emigrantëve pranë familjeve te tyre në këto ditë vere si dhe shitimi i vizitorëve në këtë qytet bënë që në këtë periudhë të shtohet ndjeshëm numri i mjeteve në rrugë. Fakti që qyteti i Beratit ka vetëm një rrugë hyrëse si dhe gjendja jo e mirë e akseve nacionale bënë që të shtohet rreziku per aksidente.
Për të parandaluar aksidentet si dhe garantuar një sezon turistik pa probleme njësia rrugore e policisë në këtë qark mësohet se ka hartuar një plan masash, i cili po vihet në zbatim. Në një prononcim për mediat shefi i njësise rrugore në këtë qark Fuat Kulla bëri me dije se në të gjithë teritorrin e këtij qarku po ushtrohen kontrolle për të shmangur qarkullimin e mjeteve pa dokumentacionet përkatës.
Problematike paraqitet situata në lidhje me mungesën e sinjalistikës qoftë vertikale dhe horizontale, ndërkohë që gjendja e akseve nacionale dhe rurale jo e mirë ka ndikuar në shtimin e numrit të aksidenteve.
Top Channel